Edhe këtë vit Ministria për SistemPolitik dhe MarrëdhënieNdërmjet Bashkësiveo organizon Shkollën për Liderë të rinj “Peace Forum Dialogue”, me rastin e shënimit të 22 vjetorit tëMarrëveshjes sëOhrit.
Shkolla do të mbahet nga 11 derimë 13 gusht në Mavrovë, kurse ligjëruesit do të jenë nga fushatë ndryshme akademike dhe politike, si RadmilaSekerinska ish-ministre e Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, profesorët universitarë Marjan Gjurovski nga Fakulteti Filozofik, Mersim Maksuti nga Fakulteti I Drejtësisë, Lidija Georgieva nga Fakulteti Filozofik etj.
Kjo shkollë është një mundësishumë e mirë për të gjithë të rinjtë që të inkuadrohen në njohjen e sistemit politik të Maqedonisë së Veriut, si dhem bi ngjarjet politike brenda vendit dhe në botë.
Pjesëmarrësit nga viti i kaluar theksojnë se kjo shkollë ka qenë një mundëi shumë e mirë në pasurimin e njohurive të tyre sinë aspektin politik, ashtu edhenë përfitimine njohurive me anëshoqërimit me të rinj të tjerë.
Nga Ministria për Sistem politikna njoftojnë se konkursi vazhdon që të jetë i hapur deri ditën e enjte më 10 gusht ku mund të paraqiten të interesuarit të cilët duhet të paraqesin letrën motivuese dhe të dhënat biografike në e-mailet e ministrisë: peaceforumdialogue@mpsoz.gov.mk и pfd@mpsoz.gov.mk.
Sivjet kjo shkollë mbahet përherë të dytë, ndërkaq pjesëmarrësit e vitit të kaluar janë ndarë të kënaqur me atë që u ka ofruar shkolla. Njëri prejtyre, Deniz Miftari thotëse gjenerata e parë e shkollës përdrejtues tërinj ishte një përvojë e mrekullueshme përtë.
“Para së gjithash, ishte njëkënaqësi e madhe që në ditën e Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, nëpërvjetorin e saj, unë dheshumë të rinj të tjerë nga vendikemipasur mundësinë të marrimpjesë së bashku në një shkollëpërliderë të rinj me të drejta të plota dhe barazi, me bashkëqytetarët nga bashkësitë e tjera etnike. Duke pasur parasysh se Marrëveshja Kornizëe Ohrit është themeli i vendittonë, mendoj se është një bosht dhe themel i shkëlqyer që me rastin e kësaj marrëveshjejetëorganizohen shkolla të tilla, ngatë cilat do të dalin gjeneratate ardhshme të liderëve të rinj nëvendin tonë. Programi ishte i qëlluar, sepsevetë temat ishin thelbësorepërsistemin tonë shoqëror dhemendoj se çdo i ri mund tëmësonteshumë nga atoleksione, dhe nga shoqërimi me të rinj të tjerë nëshoqërinë tonëmultikulturore, që e ofron Shkolla për Liderë të rinj”, thksoi Miftari.
Abdulselam Kamberi gjithashtu pjesmarrës në vitin e kaluar u shpreh për përparësitë që u ka ofruar kjo shkollë të rinjve.
“Shkolla verore për lider të rinj që është organizuar vitin e kaluar mua personalisht më kandihmuar shumë të mësoj rreth funksionimit të sistemit politik të shtetit respektivisht institucioneve. Shkolla të tilla neve si të rinj na nevojiten shumë edhe për formimin dhe ngritjentonë në jetën e përditshme, si dhe në integrimin tonë me grupe të tjera shoqërore dhe kulturore, duke na mundësuar të formojmë një prapavijë me njohuri të ndryshme nga skena politike”, thekson Kamberi.