Patriarku serb përzihet në politikë: Kosova është zemra jonë, duhet ta ruajmë si pjesë të Serbisë!

May 26, 2023

“Kosova është zemra jonë dhe ne duhet ta ruajmë atë si pjesë të Serbisë”, ka thënë patriarku serb Porfirije në fjalimin e tij pas liturgjisë së “Ditës së Spases” (festë ortodokse serbe) para të tubuarve para tempullit të Shën Savës në Beograd.

“Nëse dikush na merr veshin, syrin dhe zemrën – a mund të jetojmë pa të? E di që të gjithë e dimë përgjigjen brenda vetes. Na duhet lutja, duhet të mbledhim forcat për të ruajtur Kosovën si pjesë e Serbisë sikur në të kaluarën dhe tani dhe përgjithmonë, që të mos ndodhë që Kosova të tjetërsohen as në mënyrë të tërthortë e as drejtpërdrejtë”, ka pretenduar patriarku Porfirije.

Ai gjithashtu ka thënë se edhe pse jemi të ndryshëm, nuk duhet të lejojmë që të “abuzojmë me fatkeqësinë tonë të përbashkët duke akuzuar njëri-tjetrin”.

“Prandaj edhe pse jemi të ndryshëm, edhe pse mendojmë ndryshe, të mos i thellojmë ndasitë, mos i hedhim benzinë ​​zjarrit – do të kemi nevojë për forcë, na presin shumë sprova”, ka thënë patriarku.

Previous Story

Maqedonia në “Top 3” vendet e botës sipas të ardhurave nga industria e mjaltit

Next Story

FBI zbulon komplotin e viteve 1980 për të vrarë Mbretëreshën Elizabeth II

Latest from Blog

Go toTop