Patriarku ortodoks serb: Kosova është Jerusalemi ynë, urime Kurban Bajrami vëllezër mysliman

Patriarku i Kishës Ortodokse Serbe, Porfirije ka uruar besimtarët myslimanë festën e Kurban Bajramit, duke i quajtur “vëllezër”.

“Kosova është e ngjashme me Jerusalemin, Kosova është vend i shenjtë për krejt ata që luten dhe që kanë besim. Vëllezërit mysliman sot e kanë festën e Bajramit nga ku edhe ua uroj” – tha ai para qytetarëve serb gjatë liturgjisë së parë”, u shpreh Porfirije.

Patriarku shtoi se tubimi i sotëm është me qëllim të lutjes për paqen e serbëve në Kosovë, transmeton Klankosova.tv.

“Për ju vëllezër dhe motra që jetoni në Kosovë, ne kemi ardhur të lutemi me ju, t’i përulemi forcës dhe vendimit tuaj për të ruajtur vendet tona të shenjta në Kosvoë. Kjo nuk do të ishte e mundur pa besim në shpirtrat tuaj. Me lutjen tuaj dhe qëndrueshmëria dhe ne të tjerët shërohemi nga brenda, lindim përsëri dhe fillojmë të kuptojmë se gjëja më e rëndësishme është të kërkojmë së pari mbretërinë e qiejve, të besojmë në dashurinë e Zotit”, theksoi patriarku.

Ai u bëri thirrje të gjithëve që të kontribuojnë për paqen në Kosovë.

“Por ne e dimë se nuk do të ketë kurrë paqe, nëse nuk është në shpirtrat tanë. Dhe ne jemi mirënjohës ndaj jush që na kthjellët me shembullin tuaj. Ju gjithashtu na shëroni me lutjen tuaj dhe besimin tuaj ortodoks. Kisha jonë nuk do të harroje askënd dhe nuk mund ta lërë. Nëse Kisha harron qoftë edhe një serb apo serbe nga Kosova, atëherë ekzistenca jonë nuk ka qëllim. Ne lutemi për çdo shpirt në Kosovë, që Zoti të fusë paqen e tij në çdo shpirt”, tha Patriarku Porfirije.

Ndryshe, Vidovdani apo qysh njihet si “Beteja e Kosovës”, zakonisht është organizuar në Gazimestan, por për shkak të gjendjes së krijuar, këtë herë është mbajtur në manastirin e Graçanicës.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.