Pasuria e konfiskuar e Gruevskit do të dalë në ankand

October 13, 2023
Ex Macedonian Prime Minister and the leader of the ruling VMRO DPMNE, Nikola Gruevski, greets supporters during his election campaign rally in Skopje on November 27, 2016. Macedonian parlamentary elections will be held on 11 December. / AFP PHOTO / Robert ATANASOVSKI

Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar kumtoi se është iniciuar procedurë për kthimin e mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Bëhet fjalë për banesa, apartamente dhe tokë ndërtimore që i janë konfiskuar me vendime të plotfuqishme gjyqësore.

“Me hyrjen në procedurë qeveritare filloi kthimi i mjeteve në buxhetin e shtetit nga pasuria e konfiskuar e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Fjala është për dy banesa që gjenden në rrugën Bihaqka, njëra prej 65m2, tjetra 44m2, në KK Kisella Vodë 1, të konfiskuara me vendime të plotfuqishme gjyqësore III KOK nr.63/21 nga Gjykata Themelore Penale Shkup. Përveç këtyre dy banesave, janë sekuestruar edhe tre apartmane në Panorama Residence, si dhe tokë ndërtimore në KK Qendër dhe tokë ndërtimore në KK Norovë, të cilat po ashtu në një kohë të shkurtër do të vihen në proces shitje”, publikoi në faqen e saj në fejsbuk Agjencia për Menaxhimin e Pasurisë së Konfiskuar.

Ish-kryeministri Nikolla Gruevski, ndaj të cilit janë duke u udhëhequr disa raste gjyqësore, në vitin 2018, pas shpalljes së dënimit me burg për rastin “Tanku”, u arratis në Hungari ku mori azil. Autoritetet e RMV-së për të kanë lëshuar fletarrestim ndërkombëtar.

Previous Story

“Jasiri është kështu, i çmendur”: Babai i Asanit e përlot gazetarin shqiptar

Next Story

Besimi: Partneriteti me Bankën Botërore vazhdon me programin e ri pesëvjeçar

Latest from Blog

Go toTop