Pasi u dënua me burg për përdhunim, Barça e heq Dani Alvesin nga historia e saj

Të enjten e kaluar arriti vendimi për dënimin me katër vjet e gjysmë burg për Dani Alvesin, i cili u shpall fajtor për përdhunimin e një gruaje 23 vjeçare në një diskotekë të Barcelonës në fund të dhjetorit të vitit 2022.

Ndërsa, sot arriti një tjetër goditje për ish-futbollistin brazilian, i cili pjesën më të madhe të karrierës e kaloi pikërisht në Barcelonë, shkruan “Gazeta Express”.

Dy kosovarë bëhen heronj në Suedi, ia shpëtuan jetën një personi që ra në …
Klubi katalunas ka njoftuar se e ka hequr zyrtarisht 40 vjeçarin nga statusi i legjendës së klubit pas përlyerjes së emrit të tij.

Krahas Barçës, Dani Alves ka luajtur edhe në Sevilla, në Juventus dhe në Paris Saint-Germain, para se të rikthehej në Brazil.

Por, rasti i sulmit seksual ia rrënoi gjithçka që kishte ndërtuar. /Gazeta Express/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.