Pasi bënë këngë bashkë, ish-çifti Tuna dhe Cozman fillojnë koncertet së bashku

Dy ish të dashurit që dikur ishin edhe në një label kanë filluar të mbajnë koncerte së bashku

Këtu bëhet fjalë për Tunën dhe Cozman, të cilët janë parë në një koncert që është mbajtur në Tiranë.

Bashkëpunimi i kësaj dyshe erdhi pas një kohe kur ata ishin ndarë. Tuna gjatë kësaj kohe është bërë nënë e dy djemve me Patris Berishën, derisa ky bashkëpunim i saj me Cozman vjen pas lajmeve së çifti janë ndarë.

Së është kështu flet fakti që në Instagramin e Patrisit nuk ka ndonjë foto me Tunën po me dy djemtë e tij, e njëjta vlen edhe për Tunën e cila tani ka të mbushur Instagramin me foto ku është bashkë me ishin e saj Cozman.

Tani ata kanë filluar koncertet dhe rikthimi i tyre duket se është pëlqyer, pasi që kjo shihet në numrin e publikut që është shfaqur në koncertin e tyre. /GazetaExpress/

Share

Go toTop