Pas përkushtimin në fe, FERO bën daljen e parë publike në një kafene (VIDEO)

August 25, 2023

Artisti nga Gjilani, Feronit Shabani, është shfaqur për herë të parë në publik pasi njoftoi se ka vendosur t’i dedikohej fesë dhe të tërhiqet nga muzika.

Reperi i njohur me emrin artistik “Fero” është shfaqur në shoqërinë e dy miqve të tij në një kafene të enjten në mbrëmje, tregon një video të cilën e ka siguruar Paparaci.

Tri ditë më parë, reperi njoftoi se do ta lë muzikën që t’i përkushtohet fesë islame dhe familjes.

Ai ka bërë të ditur se falet pesë herë në ditë dhe se është penduar për çdo këngë që e ka realizuar.

Në fillim të korrikut, reperi nga Gjilani u arrestua pas dyshimeve për dhunë fizike ndaj Arbenita Ismailit, bashkëshortes së tij me të cilën ndodhet në një proces të shkurorëzimit.

Previous Story

Danimarka planifikon ta ndalojë djegien e Kuranit

Next Story

Gjermani: Si e ndryshoi pandemia industrinë e udhëtimeve

Latest from Blog

Go toTop