Pas komenteve të Biden se mbështetësit e Trumpit janë “mbeturina”, ish-presidenti në tubim shfaqet me kamion mbeturinash(video)

October 31, 2024

Sapo zbriti nga aeroplani Boeing 757 që bartë emrin e tij, Donald Trump eci nëpër pistën e lagur duke dashur të futet në kamionin për grumbullimin e mbeturinave, por se pati problem jo një herë por dy që ta kap dorezën e derës.

Edhe kamioni i mbeturinave barte emrin e tij, kështu me këtë veprim deshi të tërheq vëmendjen e presidentit amerikan Joe Biden i cili një ditë më parë tha se mbështetësit e Trumpit janë mbeturina.

Kjo ishte edhe një lloj ironie për rivalen  nga radhët e demokratëve – zëvendëspresidenten Kamala Harris që vjen nga e njëjta parti me Bidenin.

“A po ju pëlqen kamioni im i mbeturinave? Është në nderë të Kamala dhe Joe Biden”, tha Trump i veshur me jelekë ngjyrë portokalli dhe të verdhë.

Në anën tjetër Trump dhe republikanët e tjerë po ballafaqohen me kritika pas komenteve të komedianit, i cili në tubimin e Trumpit tha se Porto Riko është një “ishull lundrues me mbeturina”.

E Trump iu përgjigj komenteve të Biden, i cili tha se “mbeturinat e vetme që po lundrojnë atje jashtë janë mbështetësit e tij”, duke aluduar në mbështetësit e Trumpit.

Previous Story

Spanja shpall tre ditë zie kombëtare! Shkon në 95 numri i viktimave nga përmbytjet

Next Story

Türkiye, të ardhurat nga turizmi këtë vit arrijnë në 46,9 miliardë dollarë

Latest from Blog

Go toTop