Pak caste më parë, është gjetur trupi i pajetë i 29 vjeçarit Fazli Ramadani nga Nikushtaku i komunës së Likovës, i cili para ca ditësh e kishte humbur jetën te Penda e Gllazhnjës.
Ngjarja fatkeqe ndodhi 5 ditë më parë dhe nga atëherë autoritetet e kërkim-shpëtimit janë vënë në kërkim të Ramadanit tashmë të ndjerë.
Sipas informacioneve, për kërkimin e 29 vjeçarit në kërkim ishin vendosur forcat speciale të armatës ‘Ujqërit’ dhe të njesisë speciale “Tigrat’.
Për tragjedinë, kishte informuar edhe indeks.mk në ditën kur ndodhi ngjarja.