Pas 10 muajsh, në Zërnovc lind foshnja e parë për vitin 2023

October 5, 2023

Banorët e Komunës së Zërnovcit më në fund e kanë marrë lajmin për lindjen e foshnjës së parë në vitin 2023. Në Departamentin e Akusherisë në Spitalin e Përgjithshëm në Koçan ka lindur një foshnje mashkull, si fëmija i pestë i famijles së Tanjas dhe Goran Atanasovskit.

Kryetari i Komunës së Zërnovcit, Borço Kotsev sot ka vizituar foshnjën dhe nënën në spital, u ka dhuruar lule dhe dhurata dhe ka paralajmëruar ndihmë dhe mbështetje të madhe për familjen.

Lindja është bërë nga e vetmja gjinekologe e disponueshme aktualisht në spitalin e Koçanit dhe foshnja ka lindur me peshë rreth 3.5 kilogramë dhe gjatësi 50 centimetra.

“Ka pasur një lindje spontane që e kemi kryer së bashku me motrat kujdestare. Së shpejti nëna dhe foshnja do të lirohen në shtëpi”, theksoi Ilço Atanasovski, specialist i gjinekologjisë dhe obstetrikës në Spitalin e Përgjithshëm.

Previous Story

Xherdan Shaqiri flet për Leo Messin

Next Story

Barcelona konfirmon lëndimin e Lewandowskit – a do të luajë polaku ndaj Real Madridit?

Latest from Blog

Go toTop