Parulla nacionaliste serbe “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” shfaqet në Kumanovë, Dimitrievski dhe këshilltarët shqiptarë të koalicionit akoma asnjë reagim!

July 30, 2023

Parulla nacionaliste “Kur ushtria të kthehet në Kosovë” që u shpalos në Beograd nga tifozët e ekipit “Crvena Zveda” është shfaqur edhe në qytetin e Kumanovës.

Kjo problematikë është aktualizuar nga faqja “Vrojtuesit e Lagjes – Kumanovë”, të cilët raportojnë për problematika ose fenomene të çuditshme që ndodhin brenda qytetit.

Ata kanë kërkuar fshirjen,pastrimin e mënjëhershëm të hapësirës ku kjo parullë ka zënë vend, teksa një raport zyrtar të autoriteteve lidhur me këtë rast nuk e kemi ende.

E reagim nuk ka pasur as nga i pari i kësaj komune, Maksim Dimitrievski madje as nga këshilltarët komunal shqiptarë që përkrahin politikat nacionaliste të tij.

Kujtojmë se sllogan i njejtë ishte shkruar me qindra herë gjatë ditës së djeshme dhe në Beograd, ndërsa në qytetet e Maqedonisë së Veriut disa ditë me parë u arrestuan disa persona që kishin shkruar grafitin nacionalist “Vdekje shqiptarit” në qytetin e Gostivarit.

Previous Story

Ahmeti publikon letrën zyrtare drejtuar Kovaçevskit: Për Maqedoninë në BE ne japim dorëheqje, vetëm opozita le të votojë ndryshimet kushtetuese

Next Story

Grubi-Kovaçevskit: Unë dhe kolegët e ekzekutivit nga BDI, japim dorëheqje nëse opozita voton ndryshimet kushtetuese

Latest from Blog

Go toTop