Partisë së Afrim Gashit po i vihet dryni! Alternativa në Zhelinë shuan aktivitetin partiak

Vijon shuarja e aktivitetit partiak të Alternativës së Afrim Gashit.

Pas përçarjes në degën e Tetovës, sot edhe nga dega e Zhelinës kanë njoftuar se shuhet aktiviteti partiak i kësaj partie.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ismen Kasami – Kryetar dege i Alternativës në Zhelinë.

Kasami potencon se ky vendim erdhi pas anashkalimit total nga kryesia e ngushtë e partisë.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar media,
Të nderuar qytetarë,

Duke përcjellur me vëmendje situatën politike brenda partisë, kemi bërë analizat tona si degë e komunës së Zhelinës, që rezulltojnë se vazhdimisht kemi qenë të anashkaluar dhe të mospërfillur nga ana e kryesisë së ngushtë të partisë.
Duke shtuar këtu edhe faktin e fundit që si degë nuk kemi qenë në dijeni fare mbi bashkëpunimet eventuale të partisë sonë, që nga sot ne Alternativa – dega e Zhelinës, me në krye kryetarin e degës Ismen Kasami, unanimisht kemi vendosur që t’i shuajmë aktivitetet tona partiake. Nga ky moment, shuhet dega e Alternativës në Zhelinë.
Vendimi merret unanimisht nga anëtarët e degës së Zhelinës!

Ismen Kasami – kryetar dege i partisë Alternativa – Zhelinë

17.08.2023 /Konfirmim

Share

Go toTop