Parlamenti Evropian nesër voton për heqjen e vizave për kosovarët

Parlamenti Evropian nesër (18 prill), pritet të votojë për heqjen e vizave për kosovarët, sipas draft agjendës së miratuar nga Konferenca e Presidentëve, shkruan Reporteri.net.

Ky votim përfundimtar për heqjen e vizave do të ndodhë sipas procedurës së votimit urgjent propozuar nga deputeti, Thijs Reuten.

Këshilli i Ministrave i BE-së votoi më 9 mars pro liberalizimit të vizave për Kosovën, duke e konfirmuar se qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza nga 1 janari i vitit 2024.

Kosovarët drejt BE-së do të udhëtojnë pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore.

BE këtë e ka ndërlidhur me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS.

Me marrjen e dritës jeshile për procesin nga Parlamenti Evropian, atëherë vendimi nënshkruhet nga përfaqësuesit e tri institucioneve të BE-së, Komisioni, Këshilli dhe Parlamenti.

Më pas vendimi duhet të publikohet në gazetën zyrtare pastaj hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit, në fillim të vitit të ardhshëm.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.