Paralajmërohet protestë kundër politikave serbe në Luginë

October 11, 2023

Këshilli Organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën, baskë me Unionin Shqiptar të Shoqërisë Civile, do të organizojë protestë kundër politikave agresive të Serbisë ndaj shqiptarëve të Medvegjës, Bujanocit dhe Preshevës.

Protesta do të mbahet më 23 tetor në ora 11:00, në Sheshin Zahir Pajaziti në Prishtinë.

Mediat lokale në Luginë kanë shpërndarë këtë thirrje për protestë, duke ftuar shqiptarët të bëhen pjesë e saj.

“Duke çmuar se situata po bëhet gjithnjë e më e vështirë e njerëzit po keqtrajtohen e dëbohen përditë, ftojmë të gjithë veprimtarët e ndershëm e patriotë të marrin pjesë në protestë, në mbrojtjen e vëllezërve e motrave tona të lënë në mëshirën e fatit” thuhet në thirrjen e protestës.

Previous Story

Ahmeti: Sot kur po shënojmë 11 Tetorin, bëj thirrje për paqe dhe dialog edhe në konfliktin në Izrael

Next Story

Grubi uron 11 Tetorin: Kujtojmë të kaluarën por ndërtojmë të ardhmen, Maqedonia e Veriut e ka vendin në BE

Latest from Blog

Go toTop