Panairi i punës në Gostivar, Grubi: Mbi dy mijë vende pune në “Bechtel & Enka” për projektin Korridori 8 dhe 10D

August 16, 2023

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi sot ishte pjesëmarrës në “Panairin e punës” të organizuar nga kompania “Bechtel & Enka” në qytetin e Gostivarit.

Grubi tha se ndërtimi i Korridorit 8 dhe 10D është nje projekt madhor dhe afatgjatë, ndaj apeloj deri tek të gjithë të rinjtë që të interesohen për punësim.

“Apeloj të gjithë të rinjtë që të bëhen pjesë e ndërtimit të Korridorit 8 dhe 10D, projekt të cilin do të ndërtoj kompania “Bechtel & ENKA”. Ky projekt planifikon punësimin e mbi dy mijë personave dhe dëshira jonë është që këta persona të jenë nga vendi ynë, e jo të bëhët ashtu siç është spekuluar se do të kemi punëtorë nga jashtë. Bëhet fjalë për punë afatgjate dhe me një kompani serioze të ndërtimin, ndaj të interesuarit le të bashkangjiten”, tha Grubi.

Kujtojmë se përveç Gostivarit, Panairi i punës do të vazhdoj të organizohet dhe nëpër qytetet tjera të vendit.

Previous Story

Ahmeti – Aliu: Projekti Tetovë – Prizren me rëndësi dhe për rajonin, rrugët lehtësojnë dhe zhvillojnë ekonominë

Next Story

Zbulohet emri i burgut famëkeq ku pritet të dorëzohet Donald Trump për të vuar dënimin…

Latest from Blog

Go toTop