Pamje të tmerrshme nga Italia nëpërmjet fotografive: Përmbytje e rrëshqitje dheu

May 18, 2023

Prej dy ditësh, pjesa më e madhe e rajonit të Emilia Romagna-s në Itali është e përfshirë nga përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut, të cilat i kanë marrë jetën të paktën 9 personave.

Edhe pse reshjet kanë pushuar, mediat italiane raportojnë se zonat e përmbytura janë zgjeruar gjatë natës në Ravena, një nga më të goditurat nga moti i keq. TgCom shkruan se evakuimet kanë vijuar edhe gjatë natës në zonën e Castel Bolognese e në Ravena, ku ka pasur probleme edhe me ujin e pijshëm.

Qendra historike e Lugos, në zonën e Ravenës, është përmbytur. Aty uji ka arritur një nivel më shumë se një metër.

Mbi 13 mijë persona janë evakuuar, ndërsa 50 mijë kanë mbetur pa energji elektrike. Shkollat ​​mbeten të mbyllura në shumicën e bashkive të prekura, veçanërisht në zonat e Bolonjës dhe Ravenës.

Previous Story

Deputetët Kaveski, Snopçe dhe Ademi: Reagimet histerike të VMRO-së ndaj Korridorit 8, janë sjellje e papërgjegjshme ndaj shtetit!

Next Story

Ageler: “Behtel” punon në mënyrë transparente dhe ligjore, opozita kritikon për shkak të pikëve politike

Latest from Blog

Go toTop