Pamje nga festa e ditëlindjes së presidentes Vjosa Osmani

May 17, 2023

Brenda festës së ditëlindjes së presidentes Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani feston sot ditëlindjen e saj të 41-të. Mes familjarëve dhe miqve asaj iu bë një surprizë e bukur nën tingujt e këngës së Dafina Zeqirit “Happy Birthday”

Osmani ishte e ulur mes dy vajzave të saj binjake kur i erdhi torta de buqetat me lule.

Osmani ka lindur më 17 maj 1982 në Mitrovicë Karrierën politike e ka filluar në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ku për disa mandate ishte deputete.

Më pas në vitin 2020 ishte zgjedhur kryeparlamentare e Kosovës, për ta marrë detyrën e presidentes pasi në tetor Hashim Thaçit iu konfirmua aktakuzat e Gjykatës Speciale për “krime lufte”.

Osmani do të zgjidhej presidente më 4 prill, pasi më 14 shkurt në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje kishin arritur të fitonin mbi 50 për qind të votave.

Previous Story

Erdogan merr vendimin e papritur para rundit të dytë të zgjedhjeve

Next Story

Rama flet pas samitit në KiE: T’i hiqet njolla Shqipërisë dhe UÇK-së

Latest from Blog

Go toTop