Pak ditë pas lansimit të “Ala”, Unikkatil njofton një tjetër këngë të re

Rap-artisti i njohur shqiptar, Unikkatil, pak ditë më parë është rikthyer me një projekt të ri muzikor.

“Ala” titullohet kënga, të cilën e solli siç ndodh zakonisht pa klip, por që u prit mjaft mirë nga fansat e publiku.

Derisa po shijon suksesin e këtij projekti, ai ka njoftuar ndjekësit për një tjetër prurje të re.

Në një postim të shpërndarë në InstaStory, Viktor Palokaj (emri i vërtetë) thotë se brenda dhjetë ditëve vjen me diçka tjetër.

“Brenda 10 ditëve një send tjetër. Datën e lajmëroj së shpejti. Në ndërkohë ‘Ala’ e keni në Spotify e gjithkund”, ka shkruar ai.

“Ala” deri më tani për pak ditë ka grumbulluar mbi gjysmë milion klikime në YouTube.

I njëjti shquhet si ikonë e rap-it shqiptar dhe për këtë gëzon fansa anë e mbanë trojeve shqiptare. /Telegrafi/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.