Ish sekretari për informim në Lëvizjen Besa, Semir Pajaziti, tash aktivist në rradhët e Arjanit Hoxhës ka reaguar në mënyrë të ashpër kundër ish deputetit dhe njeriut të dytë të Alternativës, Zekirja Ibrahimi.
Për Pajazitin, Ibrahimi me këmbëngulje vazhdon implementimin e agjendës së VMRO-së
Pajaziti e quajtur paftyrësi veprimin dhe akuzat e fundit të Ibrahimit në adresë të Hoxhës dhe të larguarve nga Besa.
Reagimi i plotë:
“Kënduesi i himnit” vazhdon me këmbngulje të implementon agjendën e porositësit të himnit – VMRO-DPMNE.
Kur jemi te hipokrizia, paramendoni “kënduesi i himnit” prishi koalicionin
me ASH vetëm pse Bilall Kasami fitoi Tetovën, ndërsa sot me urdhër të “porositësit të himnit” duhet të ulet në një tavolinë dhe të na shet mend se sa anti BDI është ky lloji i këtij që dy herë kanë shpëtuar BDI.
E që ta shihni se sa hipokrit është dikush shikoni se si i ka ndryshuar fytyra dhe pamja.
#paftyrsi