Pacolli: Qeveria “Kurti” e ka normalizuar korrupsionin

Gjatë kësaj jave janë publikuar dy raporte ndërkombëtare të cilat kanë prezantuar nivelin e korrupsionit në Kosovë.

Në raporti e DASH-it kritikohet qeveria që nuk e ka zbatuar ligjin në mënyrë efektive për korrupsionin qeveritar dhe ka probleme të larta me të.

Ndërsa, në raportin e ‘Freedom House” kanë prezantuar se korrupsioni vazhdon të mbetet një çështje serioze në Kosovë.

closevolume_off
Te dy raportet e organizatave ndërkombëtarë tregojnë realitetin në Kosovë, thotë ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli.

Pacolli për Fo thotë se anipse qeverisa pohonte angazhimin e saj për luftimin e korrupsionit, raportet tregojnë ndryshe.

“Pavarësisht pohimeve të përsëritura të qeverisë për angazhimin e saj për të luftuar korrupsionin dhe për të nxitur transparencën, realiteti në Kosovë paraqet një pamje krejtësisht të ndryshme. Të dy raportet e Freedom House dhe Departamentit të Shtetit shërbejnë si përkujtues të mprehtë të natyrës endemike të korrupsionit në Kosovë”, vlerëson Pacolli.

Pak përparim është arritur nga kjo qeveri në këtë çështje, deklaron ish-presidenti.

Pacolli thotë se korrupsioni po lulëzon dhe po zhvillohet nga eksponent qeveritar.

“Pavarësisht premtimeve të bëra nga qeveria për të trajtuar këtë çështje të përhapur, pak përparim thelbësor është arritur. Në vend të kësaj, korrupsioni vazhdon të lulëzojë, i pakontrolluar dhe i guximshëm i zhvilluar nga eksponent qeveritar”, theksoi Pacolli.
Ish-presidenti Behgjet Pacolli vlerëson që normalizimi i korrupsionit krijon precedent të rrezikshëm në Kosovë.

Madje, Pacolli thotë se mos luftimi i tij normalizon praktikat korruptive.

“Dështimi për të trajtuar në mënyrë efektive korrupsionin jo vetëm që minon sundimin e ligjit, por gjithashtu gërryen besimin e publikut në institucionet qeveritare. Mungesa e veprimit konkret përjetëson një kulturë ku praktikat korruptive jo vetëm tolerohen, por normalizohen. Ky normalizim i korrupsionit krijon një precedent të rrezikshëm”, thotë Pacolli.

Share

Go toTop