Osmani: Turqia është partner strategjik i RMV

May 15, 2023

Duke komentuar zgjedhjet e djeshme në Turqi, Ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Bujar Osmani bëri të ditur se është e rëndësishme që zgjedhjet atje të zhvillohen në frymë demokratike, ndërsa se cila do të jetë zgjedhja e popullit turk, është çështje e brendshme atje.

Sipas Osmanit, Turqia është partner strategjik i Maqedonisë dhe bashkëpunimi mes dy vendeve duhet të vazhdojë pa marrë parasysh se kush është në krye të shtetit.

“Në kontektin gjeopolitik, Turqia ka vërtet një rol shumë të rëndësishëm për të mbajtur stabilitetin. Është ura ndërmjet Evropës dhe Lindjes së Mesme, Azisë dhe sigurisht se një Turqi e destabilizuar politikisht do të destabilizonte shumë më gjerë dy anët e kësaj ure”, tha mes tjerash Osmani në Klan Debat.

Previous Story

Osmani tregon se a ka qytetarë të Maqedonisë që luftojnë për Rusinë

Next Story

24 vjet nga zhdukja e Ukshin Hotit

Latest from Blog

Go toTop