Për ambasadorë në përfaqësitë diplomatike-konsullore dërgohen diplomatë me karrierë, ndërsa në pjesën më të vogël personalitete të shquar nga jeta politike-shoqërore, thotë shefi i diplomacisë Bujar Osmani.
Sot, pas fjalimit të Konferencës vjetore për sigurinë kibernetike/TIK që mbahet në Shkup në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në, nga një gazetar iu kërkua të komentojë për ambasadorët e sapoemëruar dhe sa prej tyre janë vendime partiake-politike, dhe sa janë diplomatë nga karriera, u përgjigj se përqindja e diplomatëve me karrierë nga Ministria e Jashtme dërgohen si ambasadorë në PDK si rrallë herë më parë.
“Përkatësisht, i gjithë grupi i drejtorëve për momentin, i drejtorive në Ministrinë e Jashtme, dërgohen si ambasadorë në vendet ku ne menduam se ishin më të përshtatshmet. Një pjesë më e vogël janë njerëz nga jeta shoqërore që janë jashtë rrjetit diplomatik, si p.sh., ish ministri i Drejtësisë Tupançevski, i cili po shkon në Beograd, si Ylber Sela, i cili është gjermanfolës, ka përfunduar studimet në Vjenë, është profesor i çështjeve evropiane dhe shkon në Berlin, Andrej Zhernovski në Bukuresht dhe Emil Kërstevski në Pragë. Ata janë njerëz jashtë rrjetit diplomatik”, tha Osmani.