Osmani: Shtetasit e Maqedonisë së Veriut që ndodhen afër manastirit në Banjskë janë të sigurt, po kthehen në shtëpi

September 25, 2023

Ministri i Jashtëm i RMV-së, Bujar Osmani njofton se shtetasit e tanë të cilët ndodhen në afërsi të manastirit Banjskë janë të sigurt dhe se janë nisur për në shtëpi të shoqëruar nga policia e Kosovës.

“Pas intervistimit dhe analizave të zakonshme nga policia e Republikës së Kosovës, sot në mëngjes qytetarët tanë janë nisur të sigurt për në shtëpi, të shoqëruar nga policia e Kosovës.

Rrethanat në të cilat u gjendën ishin komplekse, duke qenë se ata ishin të akomoduar në një hotel, në afërsi të vendit ku ndodhi sulmi me armë ndaj policisë.

Policia e Kosovës gjatë ditës së djeshme është njoftuar menjëherë për këtë situatë përmes kanaleve të rregullta dhe kam biseduar personalisht me kolegen time Donika Gërvalla-Shvarc. Gjatë gjithë procesit, shërbimet e Kosovës garantuan sigurinë e qytetarëve tanë dhe ambasada jonë në Prishtinë ishte në kontakt të vazhdueshëm me ta”, thuhet në njoftimin e ministrit Osmani./Telegrafi/

Previous Story

​“Kosova nuk është vetëm”, në Shqipëri sonte ndizen qirinj për policin Afrim Bunjaku

Next Story

Edhe Shkupi nderon policin hero, Afrim Bunjaku! Sonte vendosen lule dhe ndizen qirinjë tek sheshi “Skenderbeu”

Latest from Blog

Go toTop