Osmani: Serbia vazhdon të paraqes rrezik për gjitha vendet e rajonit

April 18, 2023

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz i Kosovës.

Osmani deklaroi se derisa Serbia ka këtë qasje ndaj Kosovës, prania e NATO-s është faktor kyç.

“Serbia vazhdon të mbetet kërcënimi më serioz ndaj Kosovës. Brenda territorit të Kosovës instrumentalizon strukturat kriminale, duke i paguar. Serbia vazhdon të paraqes rrezik për gjitha vendet e rajonit. Në këtë kontekst, derisa të kemi këtë qasje ndaj Kosovës, prania e NATO-s është faktori kyç”, shtoi ajo, shkruan KP. Këto komente, e para e vendit, Osmani i bëri në tryezën “15 vite të mbikëqyrjes të sektorit publik të sigurisë”, të organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

Ajo theksoi se mjedisi i sigurisë në vend varet nga ai global.

“Mjedisi i sigurisë në vendin tonë ndikohet nga mjedisi global. Paqja e qëndrueshme kërkon partner të përkushtuar. Kosova është dhe do të mbetet partnere. Sot jemi dëshmitar që mjedisi global mbetet i pa sigurt. Në cilësinë e komandantes supreme, së bashku me institucionet të vendit, kemi hartuar fillimisht strategjinë e sigurisë”, ka thënë ajo.

Kryetarja e shtetit ka përmendur edhe “Defender Europe” që do të organizohet nga muaji i ardhshëm.

Previous Story

Kosova pa viza, dalin detaje nga miratimi i vendimit në PE

Next Story

Komuna e Gazi Babës ende nuk zbaton gjuhën shqipe

Latest from Blog

Go toTop