Osmani: Njerëzit na monitorojnë 24/7! S’mund t’u thoni njerëzve që Ali Ahmeti nuk është politikan i mirë

July 25, 2023

-Nuk mund ta bazoni interesin e popullit mbi parti poltitke të cilat formohen sot, prishen nesër, këtë e tha nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani në “Summer Click”, duke komentuar subjektet e reja politike që dalin në vazhdimësi. Osmani thotë se duhet të kemi konsistencë politike.

“Kemi ne një…edhe si komunitet edhe si popull, çështjen e bajraktarizmit, të qënurit i pari i fshatit, i pari i rrugës, i pari i mëhallës dhe kjo ka krijuar që mos të ketë konsistencë në organizimin politik”, tha Osmani.

Osmani tha se politika tani monitorohet 24/7 dhe se populli nuk mund të manipulohet.

“Ju mund të shani e sulmoni BDI-në, por BDI fiton në të gjitha zgjedhjet, në proceset më demokratike të mundshme, për shkak se njerëzit vlerësojnë, para disa dekadave kur gjithçka është varur prej lajmeve, disa burimeve, keni mundur edhe të krijoni, të ndikoni në perceptimin e njerëzve, tash politika është bërë si Big Brother, jemi në monitorim 24 orë të njerëzve. Nuk mund ju njerëzve të iu tregoni se Ali Ahmeti nuk është politikan i mirë, se Ali Ahmeti nuk ka kontribuar për çështjen shqiptare më shumë se kushdo tjetër në historinë e këtij populli”, tha Osmani.

Previous Story

Osmani: Mos-ndryshimi i Kushtetutës e favorizon kauzën e radikalëve bullgarë!

Next Story

“Oligarkë maqedonas dhe liderë politik janë mbledhur në periferi të Shkupit për të alarmuar për ndikimin e shqiptarëve”, Bujar Osmani tregon detaje

Latest from Blog

Go toTop