Shefi i diplomacisë, Bujar osmani sot paralajmëroi se MPJ do t’u bëjë thirrje qytetarëve tanë të cilët ndodhen në Liban të largohen nga atje për shkak të, siç tha, situatës së paparashikueshme atje.
“Ndoshta sot do të lëshojmë kumtesë me thirrje drejt qytetarëve tanë të cilët janë në Liban për t’u larguar nga shteti për shkak të situatës së paparashikueshme atje, e posaçërisht duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të faktit që me Libanin nuk kemi as marrëdhënie diplomatike, as ambasadë dhe do të ishte shumë vështirë më pas të kujdesemi për ta në kushte të përkeqësimit të situatës. Prandaj dëshirojmë paraprakisht t’u bëjmë ftesë të gjithë qytetarëve tanë të cilët mund të ndodhen në Liban apo planifikojnë të udhëtojnë atje, ta shtyjnë atë, përkatësisht, ata të cilët ndodhen atje, ta braktisin vendin”, tha Osmani.
Lidhur me çiftin bashkëshortor, i cili ndodhet në Gazë, përsëriti se ata janë banorë lokal të Gazës të cilët kanë shtetësi të Maqedonisë së Veriut.
“Ne jemi të detyruar të kujdesemi për secilin shtetas tonë. Ata janë në kuadër të këtyre përpjekjeve për të mundësuar kalim kufitar nga Gaza në Egjipt, kështu që jemi në komunikim edhe me njerlzit edhe me MPJ-në e Egjiptit”, tha Osmani.