Osmani: Në korrik takim rajonal për luftë të përbashkët kundër korrupsionit në Ballkanin Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi aktual i OSBE-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, njoftoi se ka inicuar nismën për luftë të përbashkët kundër korrupsionit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

“Besoj se nisma do të ketë mbështetje të gjerë politike nga liderët e vendeve të këtij rajoni. Në korrik, në Shkup do të organizohet takimi i parë rajonal për luftën kundër korrupsionit, ku do të mblidhen ministrat nga Ballkani Perëndimor. OSBE-ja mbështet fuqishëm luftën kundër këtij problemi të madh. OSBE-ja përmes iniciativës do të mundësojë krijimin e politikave dhe praktikave të reja për rajonin dhe mbështetje në çdo hap të luftës kundër korrupsionit”, ka shkruar Osmani në profilin e tij në Facebook.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.