-Dikush do ende ta mbajë në mjegull raportin mes dy komuniteteve, mua nuk më duket kjo punë patriotike, këtë e tha mes tjerash ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani në Summer Click në TV21, duke komentuar deklaratat e liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski, i cili tha se nuk do të votojnë ndryshimet kushtetuese. Osmani tha se mos-votimi i ndryshimeve shkon në favor të radikalëve bullgarë.
“Është vetëm populizëm, e dini pse? Mos-ndryshimi i Kushtetutës e favorizon kauzën e radikalëve bullgarë në dy mënyra. Një, çdo ditë e më tepër që vonohemi për në BE, një grup maqedonas marrin pasaportë bullgare, për të marrë pasaportë bullgare, ju duhet të deklaroheni në Sofje se jeni me prejardhje bullgare. Nuk ka bullgarizimin më të madh se marrja e pasaportës, po mbërrin numri deri në 100.000,si reztultar i vonesave në integrim”, tha Osmani.