Osmani: Korridori 8 është një nga dhjetë korridoret e rrjetit të Transportit pan-evropian

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nëpërmes një statusi në rrejtët sociale ka “folur”, rreth vendosjes së gurthemelit të Korridorit 8-të.

Ai ka thënë se Seksioni i ri i autostradës Tetovë-Qafë Thanë është pjesë e projektit më të madh dhe më domethënës të infrastrukturës me rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut

Shefi i diplomacisë ka thënë se realizimi i këtij projekti do të lidhë Detin Adriatik dhe atë të Zi (e prej atje edhe me Italinë) me infrastrukturën rrugore më bashkëkohore dhe do të kontribuojë në lidhje më të mirë, transport të lehtësuar të njerëzve, mallrave dhe materialeve.

Shkrimi i plotë:

U vendos gurthemeli i autostradës së re në kuadër të Korridorit 8

🛣️ Seksioni i ri i autostradës Tetovë-Qafë Thanë është pjesë e projektit më të madh dhe më domethënës të infrastrukturës me rëndësi strategjike për Maqedoninë e Veriut.

⚙️ Realizimi i tij, do të lidhë Detin Adriatik dhe atë të Zi (e prej atje edhe me Italinë) me infrastrukturën rrugore më bashkëkohore dhe do të kontribuojë në lidhje më të mirë, transport të lehtësuar të njerëzve, mallrave dhe materialeve, rritje të tregtisë, kontakteve të biznesit dhe investimeve, e me këtë edhe për rritjen dhe zhvillimin ekonomik përgjatë Korridorit 8

👉 Korridori 8 është një nga dhjetë korridoret e rrjetit të Transportit pan-evropian.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.