Me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Komesariatit të OSBE-së për Pakicat Kombëtare dhe vendosjes së Max van den Stoel në krye të Institucionit, sot në Hagë mbahet konferenca në të cilën përmes video lidhjes, fjalim hyrës kishte Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani.
Qëllimi i konferencës është që t’i referohemi mandatit të Komisionerit të Lartë për Pakicat Kombëtare në 30 vitet e fundit, por edhe perspektivave të ardhshme të funksionit për forcimin e kohezionit social, të drejtave të njeriut dhe të pakicave, si dhe interesave të mbrojtjes në kontekstin aktual të sigurisë dhe atë gjeopolitik.
Në fjalimin e tij, Osmani theksoi se emri Max van den Stoel ende jehon në vendin tonë dhe se qytetarët tanë gjithmonë do ta njohin formimin e Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë si dëshmi për angazhimin e tij personal dhe besimin e fuqishëm në arsimin multietinik dhe shumëgjuhësh.
“Sot UEJL është i njohur edhe përtej kufijve tanë, jo vetëm si model i arsimit multietnik, por edhe si simbol i dallimit që mund ta bëjnë individët me mbështetjen e duhur institucionale”, tha Osmani. Ai shtoi se funksioni Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare vazhdon edhe sot në këtë drejtim, me një mandat unik të fokusuar në diplomacinë e qetë, parandaluese për ndërtimin e shoqërive paqësore dhe të qëndrueshme përmes kohezionit social dhe ndëretnik, për të mirën e njerëzve.
Motoja e Kryesimit tonë është “Fjala është për njerëzit” dhe me të vërtetë bëhet fjalë për ata. Punohet për t’u ofruar njerëzve mbrojtje, siguri dhe jetë dinjitoze; përmes fjalëve, veprimeve dhe marrëveshjeve të cilat janë të përgatitura pikërisht për këtë qëllim, që përgatiten pikërisht për këtë qëllim, siç ka treguar Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare”, tha Osmani.
Në këtë kontekst, ai përmendi shumë shembuj suksesi të punës së Komisionerit të Lartë të cilat dëshmojnë për ndikimin pozitiv të këtij funksioni mbi kohezionin social, mes të cilave edhe Konferencën Rajonale të OSBE-së dhe UNHCR për parandalimin e pashtetësisë në EJL e cila u mbajt javën e kaluar në Shkup. “Nuk ka shembull më të mirë për punën rajonale, ndërorganizative dhe multidisciplinare në dobi të njerëzve të cilët kanë nevojë”, tha Osmani.
Në fund të fjalës së tij, Osmani dërgoi mesazh se Komisioneri i Lartë për Pakicat Kombëtare me kalimin e kohës vërtetë ka dëshmuar se OSBE-ja si tërësi mund të merret me çështje komplekse dhe t’u përgjigjet çështjeve dhe nevojave bashkëkohore.
“Prandaj unë, edhe të gjithë ne investojmë kaq shumë në OSBE-në. E pikërisht si individë, sipas shembullit të Max van der Stoel, mund t’i çojmë institucionet përpara dhe t’i përmbushim mandatet tona me jetë çdo ditë”, përfundoi Osmani.