Osmani e nis fjalimin në italisht në 30 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike me Italinë

March 21, 2024

I pari i diplomacisë së vendit, Bujar Osmani sot ka mbajtur fjalim në promovimin e Monografisë të publikuar për shënimin e 30 viteve marrëdhënie diplomatike me Italinë. Ministri në italisht ka shprehur kënaqësinë që MPJ është nikoqire e ngjarjes së promovimit të Monografisë për raportet Itali Maqedoni e Veriut për tre dekada.

“Maqedonia e Veriut dhe Italia Jubileun tre dekadësh të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike e shohin si një pikënisje të re për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit diplomatik, si në planin bilateral ashtu edhe në organizatat shumëpalëshe si aleatë në NATO dhe në të ardhmen në familjen evropiane”, ka deklaruar kryediplomati Osmani.

Previous Story

Ambasadorët e Francës dhe Zvicrës e mbështesin Osmanin në shënimin e ditës së Frankofonisë

Next Story

Grubi në iftar me aktivistët dhe përkrahësit e lagjeve Fushë Topanë, Skender Metallari dhe Dyqanxhik

Latest from Blog

Go toTop