Gazetari Valon Syla ka thënë se personat që e kërcënuan në rrjete sociale se do t’i lajmërojë në polici, nëse nuk i tërheqin mesazhet.
Sipas tij, për 25 vite në këtë profesion, nuk e ka lajmëruar asnjë kërcënues, por pas rastit të fundit, ai thotë se ndjekësit kanë kaluar kufijtë e njerëzores.
Syla u ka dhënë atyre 24 orë afat që t’i tërheqin mesazhet.
Gazetari Valon Syla u sulmua të martën në orët e natës në Prishtinë. Tre personat që e sulmuan tashmë janë kapur dhe sot pritet të dalin para Gjykatës. /reporteri.net/