OSBE me 9 hapa për Veriun e Mitrovicës: 4 kryetarët të japin dorëheqje në verë, zgjedhjet e reja brenda vitit

Kreu i diplomacisë së Maqedonisë së Veriut që është duke kryesuar edhe me presidencën e OSBE-së, Bujar Osmani ka bërë të ditur nëntë hapat e këtij institucioni për atë se si duhet të de-eskalohet situatë në veri të Kosovës, kthimin e serbëve dhe për pjesëmarrjen e tyre në procese demokratike, shkruan Gazeta Express.

Si hap i parë është që Kosova dhe Serbia të riafirmojnë përkushtimin e tyre për marrëveshjen e Ohrit dhe për aneksin e implementimit.

Largimi i policisë speciale të Kosovës nga komunat në veri dhe reduktimi i forcave serbe është hapi i dytë sipas OSBE-së.

Në hapin e tretë thonë se sigurinë në terren duhet ta marrin në dorë policia e rregullt me asistencën e KFOR-it dhe EULEX-it, raporton Express.

Si hap i katërt është anulimi i protestave, the kthimi në normalitet i shërbimeve komunale.

“Jeta normale fillon, garantohet akçes për punëtorët e komunave”, thuhet në hapin e katërt.

Si hap të pestë e propozojnë që kryetarët e rinj të japin dorëheqje në verën e këtij viti për të hapur rrugën për zgjedhje të reja komunale.

Hapi i gjashtë, sipas OSBE-së është që zgjedhjet e jashtëzakonshme komunale të bëhen në këtë vit, me përkrahjen e OSBE-së për procesin elektoral e që do të rris besueshmërinë në radhët e komuniteteve, shkruan Express.

OSBE në hapin e tetë thotë se do të merret me rininë përmes programeve për pajtim dhe në hapin e fundit thonë se OSBE mbështet implementimin në mirëbesim të marrëveshjeve që janë arritur dhe rinisjen e një dialogu kuptimplotë./GazetaExpress/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.