OSBE-ja bashkon aktivistet e reja nga Kosova dhe Serbia në Akademinë e Dialogut në Strugë

October 11, 2023
Kisha kënaqësinë që drejtpërdrejt nga gratë e reja nga Kosova dhe Serbia të dëgjoja se si ta përmirësojmë pjesëmarrjen e grave, veçanërisht në proceset e dialogut dhe ndërmjetësimit, gjë për të cilat OSBE-ja fuqishëm angazhohet.
Zëri i tyre mund të ketë rol transformues për shoqërinë në drejtim të ndërtimit të së ardhmes së qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe prosperuese për rajonin.
Akademia për Dialog e OSBE-së për Gratë e Reja, e formuar nga Misionet e OSBE-së në Kosovë dhe Serbi, është shembull i suksesshëm i bashkëpunimit, promovimit të dialogut, ndërtimit të paqes dhe ndryshimit të narrativit te të rinjtë për sfidat me të cilat ballafaqohen të dyja shoqëritë.
Në këtë drejtim, gratë duhet të përfshihen në proceset e negociatave dhe dialogut, dhe pikërisht Akademia e Dialogut të OSBE-së për Gratë e Reja është mundësi e shkëlqyer për rrjetëzimin e tyre dhe shkëmbimin e përvojave.
https://www.facebook.com/photo?fbid=2145827352287823&set=pcb.2145827662287792
Previous Story

Sot 8 vjet, Kombëtarja shqiptare e kishte siguruar kualifikimin e parë në Evropian, tash po e kërkon të dytin

Next Story

Ndeshja Shqipëri-Çeki, policia publikon planin e masave, ja rrugët që do të bllokohen

Latest from Blog

Go toTop