Operacion i rrallë në Spitalin e Pejës: Pacientit i hiqen afër tre kilogramë masë tumorale

May 15, 2023

Një operacion i rrallë është kryer të premten në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, ku pacientit në retroperitoneumin e majtë i është hequr masa tumorale me peshë afër tre kilogramë. Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare në Facebook të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës.

Ky operacion është kryer nga ekipa mjekësore Dr.Bujar Vrella – Kirurg, Dr.Rifat Dreshaj – Kirurg, Dr. Kushtrim Fejza -Urolog si dhe ekipa e Anestazionit Dr.Halit Gashi, Dr.Hanumshahe Kingji si dhe ekipa e Instrumentarëve.

“Gjendja e pacientit është e mirë dhe tani po rikuperohet në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë”, thuhet në njoftim.

Previous Story

MPJ Maqedoni thirrje publike për diasporën për përfshirje në projektin “MKARTA”

Next Story

Nga Kosova votojnë mbi 50 për qind për Erdoganin

Latest from Blog

Go toTop