Omer Bunjaku, drejtor i ri sportiv te Ballkani

August 23, 2023

Ballkani ka bërë të ditur se ka emëruar një drejtor të ri sportiv.

Këtë post e ka marrë Omer Bunjaku, duke zëvendësuar kështu Nderim Nexhipin që iu bashkua Manisasporit muaj më parë.

Më poshtë mund të lexoni postimin e plotë (pa ndërhyrje) të Ballkanit:

Të dashur tifozë,

Kemi kënaqësinë që ta prezantojmë drejtorin e ri sportiv.

Shtëpia e madhe e kampionëve në Kosovë, pasurohet edhe me një kampion shqiptar.

Mirë se vjen Omer Bunjaku!

32 vjeçari nga Shkupi, detyrën e drejtorit sportiv e ka kryer me shumë sukses edhe në skuadrën e qytetit të tij, ku vitin e kaluar u shpallën kampion në Maqedoninë e Veriut, derisa arritën deri në PlayOff-in e Konferencës së Evropës.

Bunjakut i dëshirojmë suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta.

Previous Story

Osmani nga Spanja: RMV e gatshme për anëtarësim në BE, të mos lejojnë kthim prapa…

Next Story

LSDM: Bllokada e VMRO-DPMNE-së mund t’i kushtojë vendit tonë 10 miliardë euro më pak fonde nga BE

Latest from Blog

Go toTop