Olta Gixhari flet për raportin e saj me Luizin dhe Kiarën

May 13, 2023

Gjatë këtij edicioni të Big Brother Vip, Olta Gixhari padyshim ka qenë një nga personazhet më të përfolur dhe gjithçka që ajo thotë apo bën edhe pas përfundimit të rrugëtimit të saj tërheq shumë vëmendje.

Vetëm pak më parë, teksa ka zgjedhur t’i përgjigjet disa pyetje nga ndjekësit e saj në një seri Instastory-sh, aktorja na ka treguar haptazi raportin me çiftin Kiara-Luiz.

Fillimisht, e pyetur nga një ndjekës se përse u soll ashpër me Kiarën dhe e quajti ‘zonjë e kulluar’ nga video promo që është publikuar nga ‘Post Big Brother’, ajo është përgjigjur:

“Unë iu drejtova me të njëjtën fjalë që Kiara përdori për veten e saj “jam e kulluar” dhe ju e dini që unë s’ta përtoj dhe as nuk luftoj për disa ‘followers’ më shumë.”- shkruan ajo.

E pyetur gjithashtu nëse ka më komunikim me Luizin pas përfundimit të spektaklit, Olta është shprehur:

“Po flasim familjarisht”.

Previous Story

Pasi bënë këngë bashkë, ish-çifti Tuna dhe Cozman fillojnë koncertet së bashku

Next Story

Zyrtare: Valdrin Sahiti e ka dorëzuar pasaportën diplomatike, i është zhvleftësuar

Latest from Blog

Go toTop