Obeziteti është një sëmundje kronike për arsye se në vete gërsheton shkaqet e paraqitjes së kësaj sëmundje siç janë jo vetëm konsumimi i tepruar i ushqimit dhe mosaktiviteti fizik, por edhe faktorët e tjerë gjenetik, gjegjësisht biologjik, social dhe psikologjik thotë endokrinologu Irfan Ahmeti.
Ai thekson që obeziteti i shkakton sëmundje të ndryshme organizmit të njeriut dhe nëse trajtohet me kohë shansat për t’u kuruar janë të mëdha.
“Nga ana tjetër obeziteti i ka simptomat dhe shenjat e tij si dhe komplikacionet e mundshme në qoftë se nuk trajtohet me kohë sic janë disa nga këto sëmundje sepse janë të shumta diabeti i tipit 2, sëmundjet e zemrës disa lloje të kancerit sëmundja e mëlcisë së ynduruar si dhe crregullimet në nyje si dhe slip abne. Duhet të kemi parasysh duke marre parasysh të gjitha këto komplikacione dhe komorbiditetet që me kohë të identifikohet kjo sëmundjesi nga personi që vuan por edhe nga personeli mjeksor dhe duhet të ngrejmë nivelin e edukimit të ndërgjegjes se obeziteti nuk është turp që me qëllim të orientohemi te mjeku”, shprehet endokrinologu Irfan Ahmeti.
Ekspertët e kësaj fushe thonë që obeziteti po merr masa pandemike dhe deri në vitin 2030 pritet të arrihet numri deri në 1 miliardë në botë.
“Ajo që është me rëndësi qasja e përbashkët mjek pacient qasja multidiciplinare me qëllim të menaxhimit të obezitetit sepse parandalimi i hershëm i obezitetit parandalon komplikimet e mundshme sic përmendëm diabetin e tipit 2 paraqitet në 30 përqind tek personat që janë obez ,obeziteti po merr masa pandemike rreth 760 milion ka pasur në vitin 2022, ndërsa në vitin 2030 pritet diku në një miliardë”, theksoi Ahmeti.
Sipas Ahmetit Sa i përket Evropës dhe vendit tonë prevalenca është rreth 20 -24 përqind me një dominim të vogël të gjinisë femrore. Thekson se përvec ndryshimit të stilit të jetës gjegjësisht aktivitetit fizik, mënyrës së ushqimit të shëndetshëm shmangjen e ushqimeve të shpejta apo hiperkalorike, hapi tjetër është trajtimi me medikamente që është dëshmuar se mund ta zvogëlojnë peshën trupore 5 deri në 15 përqind, si dhe për rastet më të rënda edhe intervenimi kirurgjikal.