Nxirren nga Gjykata dy terroristat e arrestuar, motra e njërit bërtet, vrapon pas makinës së policisë (VIDEO)

September 26, 2023

Motra e njërit prej të arrestuarve nga Policia e Kosovës gjatë aksionit në Banjskë të Zveçanit sot ka qëndruar para pallatit të Drejtësisë për ta pritur vëllain e saj Dushan Maksimovic, shkruan Gazeta Express.

Kur Policia e ka nxjerrë Maksimovicin nga objekti i Gjykatës për ta futur në makinë, ajo është dëgjuar teksa ka bërtitur se “Jam këtu, veç je ti mirë”, shkruan Gazeta Express

Më pas ajo edhe ka vrapuar paksa pasi makina ka filluar të largohet, dhe e ka përshëndetur atë më dorë.

Dushan Maksimovicit i është caktuar një muaj paraburgim. Këtë e ka konfirmuar edhe avokati i tij, i cili ka qenë në shoqërinë e motrës së Maksimoviqit.

Një muaj paraburgim i është caktuar edhe të arrestuarit tjetër Dejan Vasiq./Express/

Previous Story

Ndërron jetë mjeku dhe ish-ushtari i UÇK-së, Shukri Gërxhaliu

Next Story

E FUNDIT: Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vrarë në Kosovë

Latest from Blog

Go toTop