Nxënësit e një shkolle në Skenderaj formojnë emblemën e UÇK-së, në përkrahje të ish-krerëve

April 4, 2023

217 nxënës të shkollës fillore “Shaban Jashari”, i kanë dhënë përkrahje ish-krerëve të UÇK-së.

Gjatë ditës së sotme kanë formuar emblemën e UÇK-së në oborrin e shkollës së tyre.

Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga vetë kjo shkollë.

“LIRIA KA EMËR- UÇK.217 nxënës të klasave 8 dhe 9 të shkollës sonë, në përkrahje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, ideja dhe koreografia është realizuar nga Armend Rushiti – mësuesi i lëndës së Artit në këtë shkollë.

Theksojmë se sot në Gjykatën Speciale po vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Përkrahja për ish-krerët e UÇK-së po bëhet edhe përmes organizimit të protestave.

Previous Story

Thaçi në Speciale: Sakrifica ia vlejti, Kosovës ia hoqëm renë e zezë – bota e kuptoi se s’pati trafikim organesh

Next Story

Klubi “Car Borisi III” fshihet nga Regjistri Qendror

Latest from Blog

Go toTop