Nusja “gangstere” zbraz armën në dasmën së saj, policia i vihet pas (VIDEO)

Një video është bërë virale në rrjetet sociale e cila tregon nusen që ndërsa qëndronte në krah të dhëndrit, ka qëlluar katër herë në ajër me armë zjarri

Menjëherë më pas policia është vënë në ndjekje të saj, ndërsa po punohet edhe për sqarimin e rrethanave.

Sipas ligjit indian, kushdo që përdor një armë zjarri “në mënyrë të pakujdesshme ose në festa”, duke vënë të tjerët në rrezik, mund të përballet me një dënim me burg ose gjobë, ose të dyja.

Sipas gazetës “Times of India”, videoja e nuses është regjistruar nga një i afërm, i cili e ka postuar edhe në rrjetet sociale. Policia tha për gazetën se gruaja është arratisur më pas, nga frika për një arrestim të mundshëm.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.