Pasi që incizimi doli në opinion, Mazneva caktoi konferencë urgjente për media. Para gazetarëve deklaroi se punën e ndërmarrjes po e bllokojnë persona që tashmë 15 vjet figurojnë në listën e të punësuarve, por nuk shkojnë në punë. Ata janë vetëm të angazhuar politik, kështu që me veprimet e tyre nuk e dëmtojnë vetëm ndërmarrjen por edhe kolegët e tyre.
“Këto persona që sot e bllokojnë punën e NP Higjiena komunale Shkup, pjesa më e madhe e tyre nuk janë anëtarë të sindikatës, ndërsa pjesa më e madhe nuk janë as të punësuar. Ata janë këtu si pjesë e logjistikës partiake e cila ka për qëllim të tregojë forcë, të kryej shantazhe dhe vetëm të kërcënojë. Kinse arsyeja për shkak të cilës këto persona e pengojnë punën e ndërmarrjes është vendimi i dhënë nga ana ime për punë në ndërrime, sipas së cilës secilit të punësuar i parashihet puna në ndërrime në përputhje me normat ligjore dhe kërkesat e sindikatave. Sipas vendimit është paraparë që të gjithë punëtorët të punojnë në tre ndërrime sipas parimit të rotacionit”.
Thotë se një grup i madh i të punësuarve kanë punuar vetëm në ndërrimin e tretë, që është kundër praktikës ligjore. Arsyeja për këtë ka qenë paga më e lartë dhe përfitimet nga puna e natës. Sipas drejtoreshës pikërisht ata po e bllokojnë punën e ndërmarrjes ndërsa një pjesë e tyre nuk kanë shkuar në punë edhe pse kanë qenë të evidentuar se punojnë.
Shton se qëllimi është vendosja e rendit në punën e ndërmarrjes, ndërsa në këtë askush nuk do ta ndalojë.
“Nuk do të lejoj që Higjiena Komunale Shkup dhe të gjithë qytetarët e Shkupit të jenë robër të këtyre dhunuesve politik. Gjithashtu më duhet të theksoj se të gjithë kërcënimet që janë për jetën time dhe të punësuarve të tjerë janë denoncuar në MPB dhe pres reagim të shpejtë”.
Mazneva është në funksionin e drejtoreshës në këtë ndërmarrje tashmë 1 vjet, më saktë nga korriku i 2022. Atëherë kryetarja e qytetit të Shkupit Danella Arsovska, e shkarkoi Zudi Enuzin për shkak të incidentit të përmendorja e Skënderbeut, kur vëllai i tij gjuajti me pistoletë gjatë kohës së protestave të organizuara kundër propozimit francez për kontestin me Bullgarinë.