Dy gra që nuk kishin veshur hixhab janë “larë” me kos nga një burrë në një dyqan në Iran.
Kamerat e sigurisë së dyqanit tregojnë momentin kur dy gratë po blinin diçka dhe burri fillimisht ju flet para se të marrë një shishe kos dhe t’jua derdhë në flokë.
Dy gratë u arrestuan për mos mbajtje të hixhabit. Incidenti është nën hetim dhe burri është arrestuar gjithashtu për një prishje të rendit, thanë zyrtarët iranianë.
Shumë gra kanë sfiduar kodin e detyrueshëm të veshjes si pjesë e protestave që pasuan vdekjen e një gruaje të re në paraburgim, e cila dyshohet se ka shkelur rregullat e hixhabit.