Ylli i Arsenalit, Oleksandr Zinchenko ka bërë thirrje që të gjithë sportisët nga Rusia dhe Bjellorusia të ndalohen nga sportet e nivelit të lartë, pasi pushtimi në Ukrainë po vazhdon.
Pushtimi rus i vendit të origjinës së Zinchenkos ka pasur një efekt të madh në sport vitin e kaluar, me përjashtimin e Rusisë nga Kupa e Botës, ndërsa 30 kombe olimpike i shkruan IOC-së për pjesëmarrjen e tyre në Lojëra Olimpike.
Një numër sportistësh duke përfshirë boksierë si Oleksandr Usyk ndihmuan në vijën e parë të luftës për Ukrainën dhe kampioni evropian i notit, Dmitry Zakharchuk vdiq gjatë luftimeve.
Ndërsa disa sporte e ndaluan Rusinë, shumë sporte individuale lejuan garuesit të vazhdonin, veçanërisht turnetë ATP dhe WTA në tenis, si dhe ngjarjet e Grand Slam.
Përjashtimi i vetëm ishte Wimbledon, i cili tani ka ndryshuar vendimin për turneun e kësaj vere, me të cilin Zinchenko nuk është dakord.
Duke folur për gazetarin Piers Morgan në TALKTV, mbrojtësi i Arsenalit tha se ai beson se të gjithë sportistët nga Rusia dhe Bjellorusia duhet të përballen me ndalime.
Morgan e hapi bisedën duke folur për vendimin e Wimbledon për të shfuqizuar ndalimin dhe duke e pyetur ish-yllin e Manchester City nëse ishte dakord.
“Unë nuk jam dakord. Unë jam një nga ukrainasit që nuk i pëlqen t’i shohë ata në nivelin më të lartë të çdo sporti”, u përgjigj fillimisht Zinchenko.
“Ata duhet të ndalohen? Dhe a mendoni se të dyja vendet, Rusia dhe Bjellorusia?”, pyeti Morgan.
“Me siguri. 100 për qind nuk duhet të lejohen. Pse? Sepse sa bomba dhe raketa dërgohen nga Bjellorusia? Sa?”.
“Dëgjo, unë nuk jam politikan. Nuk kuptoj asgjë nga ajo, nuk kuptoj dhe nuk do ta kuptoja kurrë. Sepse kjo nuk është zona ime. Por, kjo nuk është politike”.
Morgan e ndërpreu duke thënë: “Është jetë dhe vdekje!”.
“Është luftë. Dhe ata flasin duke thënë mos e fut politikën në sport. Kjo nuk është politikë, por luftë”, përfundoi ylli ukrainas. /Telegrafi/