Një pacient që nuk ka gjetur zgjidhje nga shërbimi shëndetësor në Greqi, është futur brenda urgjencës me makinën e tij.
Pasi priti ambulancën për ta ndihmuar të lëvizte, ai vendosi të hyjë me Smartin e tij. Pacienti e parkoi makinën brenda spitalit me pretendimin se nuk kishte ambulancë për ta ndihmuar.
Fotoja është ndarë fillimisht në rrjete sociale, siç raportojnë mediet e huaja.
/Gazeta Express