Nuhiu : Javën e filluam në Gjimnazin e Tetovës, me “Çadrën Blue” që simbolizon vlerat europiane në arsim!

Zëvendës-ministri i arsimit, Agim Nuhiu ka qëndruar për vizitë në gjimnazin e Tetovës, aty ku ka takuar disa nxënës, profesorë po edhe vetë drejtoreshën e këtij institucioni.

Nuhiu ka thënë se në këtë shkollë ka takuar disa nxënës të cilët me sukses kanë ndjekur disa programe nga Projekti Erasmus+ në Rumani, Itali dhe Turqi.

“Javën e filluam në Gjimnazin e Tetovës, me “Çadrën Blue” që simbolizon vlerat evropiane në arsim! Nxënësit e Gjimnazit të Tetovës me sukses kanë ndjekur disa programe nga Projekti Erasmus+ në Rumani, Itali dhe Turqi! Në emër të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, uruam Drejtoreshën zonj. Kamberi – Llalla, profesorët dhe nxënësit për të gjitha të arriturat në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave”, ka shkruar Nuhiu. /indeks.mk/

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.