Kënga e Orgesa Zaimit, “Nostalgjia” mban një histori reale dhe shumë të dhimbshme. E krijuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi, Orgesa mori pjesë në “Kënga Magjike 2021” me këtë këngë.
5 vite më parë, një 17-vjeçare, Gejda vendosi që për arsye të paditura, t’i jepte fund jetës së saj. 17-vjeçarja kujtohet nga familjarët e të afërmit për energjinë, dëshirën e mirë për të ndihmuar dhe për të lënë gjurmën e saj. Ndaj prindërit e Gejdës vendosën ta përjetësonin kujtimin e së bijës në një këngë të gëzueshme që do përmblidhte esencën e saj.
2 vite më vonë, kënga vjen e plotësuar me një klip ku kanë marrë pjesë edhe miqtë e Gejdës. Në një videomesazh për “Rudina” në Tv Klan, mësuesja kujdestare kujtoi nxënësen që ka lënë pas një kujtim të fortë.