Festa e 8 Marsit, është një nga festat që i dedikohet gjinisë së bukur, gruas.
Kur flasim për gratë që bën revolucion në vendin tonë, mund të themi që ka aq shumë sa të gjitha nuk mund ti përmbledhim me një libër.
Historia që shënuan nuk harrohet dhe po gëzohet nga shumë gjenerata të reja.
Nëna Tereza
Një shqiptare me zemër të madhe është Nëna Tereza. Histori që ajo bëri me veprimtarin e saj e bëri të njohur në gjithë botë. Humaniste dhe grua e dashur për kohën kur jetoi por edhe një shembull i mirë për kohën e sotit.
Mbretëresha Teuta
Një grua shqiptare që bëri revolucion në kohën kur jetoi është edhe mbretëresha Teuta.
Ajo udhëhoqi vendin plotë tre vite, pas vdekjes së mbretit Agron. Historia e cilëson si një grua të zgjuar dhe që punoi shumë për ilirët,shkruan “Kosovarja”.
Shote Galica
Imazh i gruas së fortë dhe të guximshme është edhe Shote Galica.
Historia shqiptare krenohet me veprimtarinë e saj në periudhën që ajo jetoi.
Nexhmije Pagarusha
Një nga gratë e suksesshme dhe ikonat e muzikës është edhe Nexhmije Pagarusha.
Veprat e saj dëgjohen dhe jetësohen edhe sot.
Leze Qena
Lezja ishte një nga aktoret që dha shumë për industrinë e artistike. Shumë shfaqje dhe filma arritën suksese të mëdha me aktoren Leze Qena.
Por kemi edhe disa gra të forta që po bëjnë revolucione edhe në këtë epokë që po jetojmë.
Vjosa Osmani
Vjosa Osmani është presidentja e Kosovës e cila po e përfaqëson denjësisht shtetin tonë.
Veprimtaria e saj si politikane tani si Presidente do të shkruhet në historinë e vendit.
Majlinda Kelmendi
Majlinda Kelmendi është një figurat publike që ka bërë krenarë të gjithë shqiptarët.
Ajo për herë të parë vendit i sjelli mendalje Olimpike.
Rita Ora
Rita Ora është nja nga artistet e famshme që prejardhjen e ka nga Kosova.
Ajo asnjëherë nuk e harroi vendin edhe pse arriti majat e suksesit, shkruan “Kosovarja”.
Rona Nishliu
Rona është artistja që përfaqësoi Shqipërinë ne Eurovizion.
Ajo me zërin e saj bëri krenarë të gjithë shqiptarët.
Adelina Ismaili
Adelina njihet si ikonë e muzikës për shumë vite.
Ajo bëri revolucion në industrinë e muzikës, me tekste, veshje e performaca që thyen shumë tabu të mentalitetit shqiptar.
Dua Lipa
Dua njihet si artistja që këtë shekull po prek majat e suksesit.
Ajo kurrë nuk harron të tregoi vendlindjen e saj,duke u krenuar me vendin se nga vjen.
Këto janë disa nga gratë e forta duke mos harruar të përmendim edhe shumë të tjera që po bëjnë revolucion në sfera të ndryshme të jetës si:
Në politikë: Vlora Citaku, Blerta Deliu, Atifete Jahjaga, Mimoza Kusari-Lila, Brovina Flora e shumë të tjera.
Në akrim: Adriana Matoshi, Arbnora Ademaj, Melihate Qena, Arta Dubroshi, Shëngyl Ismaili.
Në modë është Blerina Kllokoqi Rugava.
Në sport: Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Donjeta Sadiku e shumë të tjera.
Një dihet botërisht se gruaja shqiptare ka lënë gjurmë në shumë vende me bujarinë dhe zgjuarsinë e saj, shkruan “Kosovarja”.