Njësiti teritorial i zjarrfikësve në Kumanovë po punon në kushte mjaft të vështira me automjete për shuarjen e zjarrit të vjetra mesatarish 40 vjet. Një nga automjetet daton që nga viti 1978. Ndryshe ky njësit numron me 10 automjete për shuarjen e zjarrit nga të cilat vetëm dy janë të reja. Njësiti i zjarrëfikësve në Kumanovë mbulon edhe Komunën e Likovës, kurse zjarrëfikësit kumanovarë mjaft aktiv ishin javëve të fundit kur në sipërfaqe të hapura, në lokacione të ndryshme brenda ditës shpërthenin edhe nga mbi 5 zjarre.
“Dy automjete i kemi nga 45 vjet pra të vitit 1978, pastaj kemi automjete të vjetra 44, 42, 39 vjeç. Dy automjete janë pak më të reja nga viti 2009, kurse veturat e terenit janë të reja, njëra është e vitit 2019,dhe një tjetër i dhuruar nga Drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Ndryshe , të gjitha janë funksionale dhe me të njejtat me sukses po i kryejmë detyrat në teren.”, tha zv. Komandanti i NJTZ në Kumanovë, Boris Stankovski.
Përpos vështirësive me funksionimin me automjete mesatarisht rreth 40 vjet të vjetra, Njësiti i zjarrëfikësve përballet edhe objekt të vjetër të ndërtuar në vitet e 60-ta, kurse përmes një proekti tē Rajonit planor verilindor janë duke ndërruar dyert e objektit.gjithashtu pritet të sigurohen dy automjete të reja për teren. Ndërkaq në mungesë të mjeteve financiare në këtë njësit janë punësuar vetëm 46 zjarrfikës.
Problem në vete paraqet shuarja e zjarreve në objektet banesore shumëkatëshe, pasiqë nuk posedon shkallë hidraulike për zjarre në lartësi. Zjarret në objektet e larta në këtë komunë me mbi 100 mijë banorë shuhen në mënyrë të improvizuar. Ndërkohë që vlen të përmendet se zjarrëfikësit kumanovarë shpesh herë u dalin në ndihmë njësitit në Kpmunën e Nagoriçit të vjetër, i cili disponon me dy automjete.