Një pjesë e komunave Butel dhe Gazi Babë pa rrymë

Për shkak të ndërhyrjes teknike në rrjetin elektro-distributiv, sot pa energji elektrike do të jenë disa nga konsumatorët e komunave Butel dhe Gazi Babë, kumtojnë nga QRMK – Shkup.

Në periudhën prej orës 8:30 deri në orën 9:30 pa energji elektrike do të jenë shfrytëzuesit nga rr. “2” në Vizbeg, si dhe një pjesë e shfrytëzuesve të locuar në bul. “Magjistralja e Adriatikut” në Komunën e Butelit.

Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 11:00 pa rrymë do të jenë shfrytëzuesit nga rr.”Rokomia” nga nr.1 deri në nr.74 në Komunën e Butelit.

Share

About Us

Follow Us

Copyright 2023. All Rights Reserved.